Spitali i Durrësit: Shkëndijë elektrike tek Urgjenca, nuk ka të dëmtuar


Spitali i Durrësit: Shkëndijë elektrike tek Urgjenca, nuk ka të dëmtuar

14:10 09/09/2020

Lidhur me tymin në Urgjencën e Spitalit të Durrësit, Drejtoria e këtij spitali sqaron pas lajmeve të publikuara në media se gjatë mesditës së sotme ka ndodhur një shkëndijë elektrike, e cila ka shkaktuar tym në ambientet e urgjencës, por fatmirësisht pa pasoja.

Nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar dhe 7 pacientët që po merrnin shërbim në pavijon janë transferuar në ambiente të tjera.

“Situata aktualisht është e qetë dhe është kryer ventilimi i ambienteve të spitalit, për të vijuar punën normalisht”, thuhet në reagimin e spitalit./tvklan.al






Të ngjashme