Spitali i Elbasanit “Xhaferr Kongoli” merr pamje të re (13 Nëntor 2000)
Më në fund spitali “Xhaferr Kongoli” i qytetit të Elbasanit ndërroi pamje. Pas një investimi disa milionësh, rregulli është vendosur dhe në këto mjedise. Gjendja ka ndryshuar si në pavione, ashtu dhe në lulishten jashtë tij.
Një ndikim pozitiv ka patur dhe heqja e kioskave që rrethonin këtë qendër spitalore. U desht të vinin para nga jashtë që vendi ku kurohen të sëmurët qe qytetit dhe fshatrave të Elbasanit, të marrin me të vërtetë pamjen e një spitali./tvklan.al