Spitali i fëmijëve bombardohet “live”


Spitali i fëmijëve bombardohet “live”

12:36 19/11/2016

Këto çaste tmerri në një spital fëmijësh në qytetin e Alepos, në Siri, janë përjetuar në transmetim direkt edhe nga shikuesit e rrjetit televiziv Al-Jazeera.

Momenti i një sulmi ajror të premten u kap nga kamera e al-Jazeerës, teksa gazetari po raportonte për të mbijetuarit e sulmeve të mëparshme nga avionët luftarakë sirianë dhe rusë në zonën e mbajtur nga rebelët e regjimit.

Pamjet janë tronditëse, me mjekët dhe infermierët që përpiqen të shpëtojnë pacientët nga zona e goditur, ndërsa fëmijët bërtasin dëshpërimisht për ndihmë.

Qyteti i Alepos, dikur një qendër biznesesh në Siri, është shkatërruar plotësisht nga sulmet e forcave qeveritare dhe aleatëve të tyre rusë. Të paktën 49 persona raportohet të jenë vrarë vetë 24 orët e fundit nga bombardimet.

Edhe më herët spitalet apo qendrat shëndetësore janë bërë shënjestër e sulmeve ajrore që kanë shkatërruar disa qindra viktima.

Tv Klan






Të ngjashme