Spitali i Lezhës pa medikamente


Spitali i Lezhës pa medikamente

15:44 16/02/2014 spitali lezheKjo është ajo çfarë ndodh sot në spitalin rajonal të Lezhës. Kanë apo jo mundësi financiare, pacientët duhet t’i blenë ilaçet në farmaci, sepse shërbimi i pediatrisë ofron vetëm serumin. Medikamentet e tjera mungojnë prej 1 jave.

Shqetësimit të pacientëve i është bashkuar edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli, i cili thotë se ka kërkuar të njoftojë edhe ministrin, por e ka patur të pamundur.

Drejtori i spitalit Nevruz Bare, i kontaktuar me telefon ka pohuar se prej 3 ditësh ka patur kufizime të medikamenteve në shërbimet spitalore, ndërsa në urgjencë janë të siguruara të gjitha ilaçet bazë. Sipas tij, kjo situatë do të marrë zgjidhje në ditët në vijim.

 





Të ngjashme