Spitali i Librazhdit me probleme – (24 Maj 2000)


Spitali i Librazhdit me probleme – (24 Maj 2000)

15:21 24/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kushtet në spitalin e Librazhdit janë në gjendje të mjerueshme. Ky fëmijë ka ardhur për tu mjekuar nga të ftohtit, por siç e shihni kushtet janë skandaloze. Shiringat dhe serumet prindërit e tij i blejnë bashkë me kompostot në kioskat përreth, sepse spitali nuk ka. Ja dhe laboratori shinë në çkushte është. Autoklava, ajo që vlon pajisjet është një xhezve me ujë të nxehtë.

Ndërsa kjo laborante nuk ka doreza dhe dorën e saj e ka të plagosur. Siç e dini Sida, Verdhëza dhe shumë sëmundje të tjera merren lehtë përmes gjakut. Laboranteja ankohet se në laboratorin e spitalit nuk ka kushtet minimale, mungojnë uji i ngrohtë dhe dritat. Tek 100 gjërat që i mungojnë këtij spitali bën pjesë edhe drejtori i tij.

Drejtori i spitalit të Librazhdit nuk është prezantuar asnjëherë me stafin mjeksor dhe nuk njeh problemet e spitalit./tvklan.al

Gazetar – Armir Shkurti






Të ngjashme