Spitali i Tepelenës, aparaturat e reja 3 muaj pa u vënë në punë – (15 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
U mbushën tre muaj që këto aparatura qëndrojnë në korridoret e spitalit të Tepelenës. Janë pajisje radiologjike dhe një sallë operacioni kirurgjie, aq të domosdoshme për kurimin e pacientëve të këtij rrethi. Spitali i këtij qyteti kishte rreth 8 vjet që kishte nevojë për këto aparatura dhe mungesa e tyre i detyronte pacientët e Tepelenës të kërkonin ndihmë në spitalin e Gjirokastrës.
Tashmë këto pajisje kanë mbërritur dhe Ministria e Shëndetësisë, nuk po e vë ujin në zjarrë, për t’i montuar pajisjet nëpër salla. Kështu njerëzit vazhdojnë përsëri të marrin rrugën për në Gjirokastër, ndërkohë që aparaturat presin këtu./tvklan.al