Spitali i Tepelenës pa aparate radiologjike – (30 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Nëse të qëllon të kesh nevojë për spital në Tepelenë, duhet të udhëtosh 40 kilometra deri në Gjirokastër për të bërë grafinë dhe skopinë. Kjo histori ka shtatë vjet që ndodh. Në spital kanë nevojë 2400 pacientë në vit. Drejtoria e spitalit ka bërë disa herë kërkesa dhe Ministria e Shëndetësisë ka premtuar se aparatet radiologjike do të vijnë, por deri tani asnjë aparat nuk ka mbërritur këtu. Deri sot janë rregulluar mjediset, ku mund të bëhet grafia dhe skopia, priten vetëm pajisjet./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori