Spitali Infektiv në grevë urie, mjekët: Me shkurtimin e shtretërve do mbesim pa punë (30 Prill 2001)
Greva e punonjësve të Spitalit Infektiv është zhvilluar edhe sot. Mosshkurtimin e shtretërve në këtë pavion nga 120 në 80 punonjësit e kanë kërkuar me insistim pasi mendojnë se do të shkurtohen dhe vendet e tyre të punës. Ata sot shprehen se do të hyjnë edhe në grevë urie nëse do të jetë nevoja. Ndërkohë vetë ministri i Shëndetësisë Leonard Solis është ulur të bisedojë vetë punonjësit e këtij spitali pasi dhe greva u është dukur e paarsyetuar. Në QSUT që prej vitit 1995 është projektuar të zbatohet një masterplan ku financimet e të cilit jepen nga Banka Botërore.
Ne, u shpreh ministri Solis, nuk mund të hedhim poshtë këtë investim që n’a vjen në ndihmë në ditët më të vështira. Projekti përfshin ngritjen e 2 spitaleve të rinj, atë të sëmundjeve kirurgjikale si dhe sëmundjen e brendshme me një investim prej 17 milionë dollarësh dhe që prej disa vitesh qëndron vetëm dosje. Ky është momenti i fundit u shpreh Solis sepse kjo gjë duhej të ishte bërë disa vite më parë. Kështu Spitali Infektiv do të bëhet me 80 shtretër, ndërsa të gjithë punonjësit e këtij pavioni nuk do të mbesin pa punë, por do të kalojnë në reparte të tjera të shëndetësisë./tvklan.al