Spitali Onkologjik – (9 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Pas tre muajve urgjente dhe në mungesë të aparaturës rrezedhënëse koka e kobaltit mbrrin në spitalin e vetëm në shqipëri, pikërisht tek Onkologjiku ku kurohen sëmundjet kancerogjene. Ka më shumë se tre muaj që njerëzit që vuajn nga kanceri prisnin me padurim seancat rrezatuese ku u lehtësohej paksa dhimbja.
Ky aparat i ardhur nga Franca është financuar nga agjensia kombëtare e energjisë atomike. Aparati duhet të ndërrohet njëherë në 6 vjet, ndërkohë që edhe pas pritjes aparati i vetëm rrezedhënës i ka kaluar të 8 vitet.
Është ky spital që kuron 600 pacient në vit, ku 30-50 pacient rekomandohen të rrezatohen në ditë. Pra koka e kobaltit shton shpresat qoftë dhe për disa muaj tek të sëmurët me kancer./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti