Spitali Pediatrik i tejmbushur me fëmijë të sëmurë (5 Prill 1999)


Spitali Pediatrik i tejmbushur me fëmijë të sëmurë (5 Prill 1999)

15:14 05/04/1999

Të ardhurit menjëherë sapo u sistemuan dolën në pah edhe problemet e tyre. Ecja e gjatë, mosngrënia dhe pagjumësia ju kanë kushtuar në shëndet, sidomos të fëmijëve të vegjël. Përveç qendrave ambulatore të ngritura pranë çadrave ku ata jetojnë shumica e tyre kanë patur nevojë për më tepër kurim. Spitali Pediatrik është mbushur me fëmijë ku simptomat e para të tyre janë temperatura e lartë dhe diareja. Mbi 20 fëmijë janë të shtruar dhe marrin mjekim. Një grua e vetme aty përveç shërimit të fëmijës duhet të mendojë dhe për familjen që nuk e ka pranë.

Një e ardhur nga Kosova: Kemi vëllain e motrën. Kemi ardhur të Premten në mbrëmje në Pallatin e Sportit Tiranë e kemi ardhur këtu në spital se janë ftohur.

Gazetarja: Si mendoni nga se i ka ardhur kjo e ftohur?

E ardhura nga Kosova: Me siguri duke ndejtur rrugëve duke udhëtuar do jenë ftohur.

Flet një mjeke: Këta fëmijë që kanë ardhur këtu janë me simptoma të bronkopneumonive, janë fëmijë me kollë me acarim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, me temperatura, janë në gjendje relativisht të mirë.

Gazetarja: Çfarë ndjen?

Një fëmijë: Të ftohtë, jam i zënë, kollë, temperaturë nuk kam.

Rasti i zbuluar një ditë më parë me Hepatit viral ende nuk ka mbërritur në spital. Pediatria mbetet me më shumë të shtruar kosovarë pasi të tjerët kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë kthyer sërish në strehë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme