Spitali Pediatrik në Fier në kushte të këqija (25 Shkurt 1999)


Spitali Pediatrik në Fier në kushte të këqija (25 Shkurt 1999)

11:43 25/02/1999

I ndërtuar 13 vjet më parë Spitali i të vegjëlve në Fier ka përfunduar vetëm me 20 shtretër nga 170 më 1986. Sistemit të ujit të pijshëm në Spitalin Pediatrik i janë vjedhur tubat, saraçineskat dhe deri tek lavamanët.

Një mjeke në Spitalin Pediatrik Fier shprehet: “Mangësitë konsistojnë më tepër tek ilaçet, materialet janë njëpërdorimëshe sidomos shiringa, tek infrastruktura është shumë e dobët.”

Për fëmijët që vijnë në gjendje të rëndë bëhet ç’është e mundur që t’i jepet ndihma e parë mjekësore, ndërsa në rastet e zakonshme mjekët janë vetëm konstatues të simptomave. Prindërit për çdo medikament duhet t’i drejtohen farmacive private./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe






Të ngjashme