Spitali Ushtarak, gjendja e të plagosurve nga Tropoja (5 Gusht 1999)


Spitali Ushtarak, gjendja e të plagosurve nga Tropoja (5 Gusht 1999)

14:29 05/08/1999

24 orë tension dhe shumë pak iformacion për trupat e plagosur pas ngjarjes së ditësh së djeshme në Tropojë. Dy të plagosurit në gjendje të rëndë vazhdojnë të marrin mjekim në spitalin tejet të rrethuar ushtarak. Mbi pesë makina policie që patrullojnë që nga hyrja e deri tek reanimacioni ku ndodhet Fatmir Haklaj shefi i Rendit të Komisaritit të Tropojës dhe një tjetër Fatmir me mbiemër Dakaj punonjës policie.

Përveç këtij rrethimi dhe forcat speciale qëndrojnë pa pushim në derë të reanimacionit por ka dhe policë nga Tropoja në ruajtje të kolegëve të tyre. Rrethim i plotë që kushtëzon dhe familjarët për të vizituar të afërmit që gjatë gjithë ditës presin jashtë ndonjë lajm prej mjekëve dhe në një orë të caktuar bëjnë dhe vizitën.

Por dhe familjarët që vizitojnë të afërmit nëpër pavione të tjera pyeten mirë dhe kontrollohen çantat e tyre. Sipas mjekëve gjendja e tyre ka përmirësime të lehta. Fatmir Haklaj i plagosur në kokë gjendet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Fatmir Dakaj i djegur tërësisht nga mesi e deri në fytyrë, sipas mjekëve rrezikon të humbasë shikimin. Ndërkohë ka dhe të plagosur të tjerë që mjekohen në Tropojë nga mjekë të nisur nga Tirana. Por numri i të plagosurve që ndodhen atje nuk dihet saktësisht.

Por 24 orët pas shpëtimit nga vdekja për të afërmit e dy të plagosurve janë orë lufte, mundimi dhe ankthi. Tragjedia nga TRopoja, në çdo moment mund të zhvendoset dhe në Tiranë. Por ajo që bie në sy janë masat e rrepta të sigurisë të papara që para një viti kur në këtë spital kishte mbërritur trupi i Azem Hajdarit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme