Spitali vuan mungesën e mjekëve
Spitali rajonal i Dibrës pret pacientët nga 4 rrethet verilindore. Godina dhe pavionet janë rikonstruktuar në vitin 2003, por sipas Drejtorit ka ardhur koha që të ndërhyhet sërish. Problematika kryesore mbetet mungesa e mjekëve, ç’ka e kthen spitalin në një hotel ose në një qendër shëndetësore ditore.
Drejtori i spitalit tregon se prej vitesh mungojnë mjekët e specialiteteve kryesore, ndërsa situata rëndohet edhe më tepër për mungesën e Reanimatorit. Ka shumë raste për të cilat kërkohet ndëryrja e helikopterit për transportimin e të sëmurëve drejt Tiranës.
Dy vitet e fundit është pakësuar edhe numri i kirurgëve nga 7 të tillë tani janë vetëm 2. Rastet e operacioneve kanë rënë nga rreth 100 operacione në 2 operacione në muaj. Ndërsa operacionet e planifikuara nisen të gjitha drejt Tiranës.
Tv Klan