Spiuni rus gjendet i helmuar në Britani
Një 66-vjeçar është gjetur i helmuar nga një substancë e panjohur dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Wiltshire të Britanisë së Madhe. 66-vjeçari është identifikuar si Sergei Skripal, ish-spiun rus, i dënuar për spiunazh. Ai u gjet pa ndjenja në një stol pranë një qendre tregtare. Bashkë me të ishte dhe një grua rreth të 30-ve, gjithashtu pa ndjenja. Policia është duke hetuar nëse helmimi i tyre lidhet me ngjarje kriminale.
Policia britanike ka deklaruar se dy personat e helmuar nuk kanë dëmtime në trup. “
Për shkak se jemi në fazat e hershme të hetimit, nuk mund të konstatojmë ende nëse kemi të bëjmë me një krim”
, tha policia.
Skripal, ka qenë oficer i Inteligjencës Ushtarake të Rusisë dhe u dënua me 13 vite burg në 2006 për spiunazh. Rusia tha në atë periudhë se Skripal ishte paguar 100 mijë Dollarë për të dhënë informacionin. Ai është dënuar për tradhëti të lartë nga Gjykata Ushtarake e Moskës. Atij iu hoqën të gjitha titujt dhe gradat. 66-vjeçari u akuzua nga FSB se punonte për shërbimet sekrete britanike.
Skripal zbuloi identitetin e agjentëve të inteligjencës ruse që punonin në fshehtësi në Evropë dhe informacionin ia dha Shërbimit Sekret të Inteligjencës britanike, MI6. Në vitin 2010, Rusia e ekstradoi atë në Britani të Madhe në këmbim të 10 spiunëve amerikanë.
/tvklan.al