
Spiunuan emigrantët shqiptarë dhe jo vetëm, nis hakmarrja kundër restorantit
“Turp për Byron, askush nuk është i paligjshëm”. Nën këtë moto qindra njerëz kanë protestuar kundër rrjeti i njohur britanik “Byron Burger”, që u ngriti kurth dhjetëra emigrantëve mes tyre edhe disa shqiptarë.
Protestuesit kanë hedhur në restorante buburreca dhe karkaleca në formë hakmarrje, ndërsa dy prej tyre janë mbyllur. Drejtuesit e “Byron Burger” vendosën të spiunonin tek autoritetet emigrantët e paligjshëm, pasi rrezikoni një gjobë prej 700 mijë paund.
Ata nxorën një njoftim të rremë se kërkonin punëtorë të huaj, madje dhe pa leje qëndrimi në Londër. Pasi shumë emigrantë të huaj shkuan për të dhënë intervistën, drejtuesit njoftuan policinë. Autoritetet britanike kanë forcuar masat për emigrantët, ndërsa sipas shifrave numri i tyre sa vjen dhe rritet. /
tvklan.al