Sport, Besnik Çela intervistë (15 Gusht 1999)
Intervistë me zotin Besnik Çela.
Besnik Çela: Deri me datën 10 ekipet që kanë përfunduar të gjitha detyrimet që kanë me Federatën. Kanë qënë 12 ekipe duke futur dhe Tiranën që i ka bërë pjesërisht, ku Bylis dhe Dinamo nuk i kanë prurë akoma. Megjithatë ne i kemi mbyllur të gjitha veprimet për të cilat do t’i bëjmë një relacion Komitetit Ekzekutiv në mbledhjen e datën 24 dhe do të jenë ata të cilët do të vendosin sanksionet për ekipet që nuk janë korrekt me zbatimin e datës së federimeve.
Gazetari: Cilat janë disa nga sanksionet që përmban rregullorja?
Besnik Çela: Kur të gjitha klubet nuk zbatojnë rregullorët e Federatës, pra ka deri, ka paralajmërime, ka gjoba ka edhe pezullime nga aktiviteti kombëtar. Ne do të jemi tepër tepër kërkues dhe nuk do tolerojmë askërkënd, asnjë klub, kushdo qoftë, klubet e elitës apo klubet e vogla, për ne të gjitha janë njësoj dhe janë të detyruar të zbatojnë afatet kohore. Duhet të bëj dhe një sqarim publik përsa i përket një interviste në gazetën “Sport Ekspres” të Sekretarit të Sportklub Tiranës, zotit Sulejman Mema që ai do të shlyej të gjitha detyrimet dhe do të paraqesë gjithë dokumentacionin Federatës kur do ai dhe jo kur do Federata. Më vjen keq që disinformon opinionin sepse Sportklub Tirana ka paraqitur në Federatë listën e federimit brenda afatit. Ai është i detyruar të zbatojë të gjitha vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv dhe që janë të shkruara në rregulloret e Federatës./tvklan.al