Sport bota Rivaldo, Mancester, Baton – (25 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Braziliani Rivaldo ishte më i mirë në votimin e organizuar me 140 trajnerë të skuadrave kombëtare, ku 91 prej tyre vendosën atë të parin. Mesfushori anglez i Mancester United, David Beckham dhe sulmuesi i argjentinës Gabriel Batistuta, dolën respëktivisht në vendin e dytë e të tretë. Fituesi i vitit të kaluar Zinedin Zidane, doli në vendin e katërt, ndërsa italiani Vieri në vendin e pestë. Rivaldo që mori trofeun mbrëm në Bruksel, bëhet braziliani i tretë që fiton këtë kupë pas Romarios në 1994 dhe Ronaldos në 1996. Drejtueit e Barcelonës për ta pasur të sigurt qëndrimin e Rivaldos kanë nënshkruar një kontratë deri në vitin 2002 me vlerën e 91 milion euro.
Mancester United, nuk ka arritur më shumë se barazimi mbrëm në takimin me Arsenal, takim i vlefshëm për javën e 23 të kampionatit anglez. Rastet për shënim nuk mungojnë për të dyja skuadrat. Në minutën e ’74 Mancester do të shënojë golin e barazimit me anë të Sheringam.
Skuadra BMV Williams vendos pilotin e dytë pas largimit të italianit Zaneti. Britaniku Baton është tani zyrtarishtë piloti i dytë i skuadrës anglo-gjermane. 20 vjeç Baton është piloti më i ri britanik dhe i pesti më i ri i të gjitha kohërave. Piloti i parë Shumacker 24 vjeç është optimist për të riun Baton.
Mbrëm në Londër është bërë prezantimi i bashkëpunimit British-Amerikan dhe gjigandit japonez Honda. Makina e re Honda 002 do të marrë pjesë në Formula 1 të vitit 2000/tvklan.al