Sport Bujar Kasmi, basketboll – (18 Mars 1999)


Sport Bujar Kasmi, basketboll – (18 Mars 1999)

09:58 18/03/1999

Arkiva Ljme – Tv Klan 1999

Bujar Kasmi do të jetë trajneri i ri i skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë për moshat 21 vjeçare. Vendimi është marrë sot paradite dhe Kasmi ka triumfuar pas një votimi të fshehtë, i cili mori 6 vota më shumë se kandidatët e tjerë në konkurim. Gezdari ka qenë rivali më i afërt i Kasmit në këtë proces.

Karriera e 45 vjeçarit Kasmi është e lidhur me një aktivitet të gjatë si futbollist në vitet 70-80, ku ka luajtur me 17 Nëndorin dhe Luftëtarine Gjirokastrës dhe më pas specialist futbolli, trajner i licensuar, pedagog në Institutin e Fiskulturës.  

Gazetari:- Kasmi si e pritet emërimin?

Bujar Kasmi:- “Përsa i përket këtij më mirë kësaj zgjedhje sesa emërimit. Normalisht jam shumë i kënaqur për vete faktin sepse më dha njëfarë kënaqësie nisur vitë më parë pothuajse gati 17 vjet më parë kur unë fillova rrugën e trajnimit”.

Gazetari:- Çfarë ndryshimi do të ketë tek skuadra Shpresa?

Bujar Kasmi:- “Për të folur për ndryshime është herët akoma sepse duhet të them që secili trajner ka individualitetin e tij”.

Gazetari:- Pas pak ditësh do të luani me Slloveninë?

Bujar Kasmi:- “Intervali pothuajse katër muaj e gjysmë i shkëputur nga skuadra e 21 vjeçarëve luajtur në ndeshjen e fundit me Greqinë dhe deri me sot, periudha e gjatë, natyrisht do të ketë influencat e saj negative”.

Ka filluar sot në mjedisin sportiv të “Fahrie Hotit” në Tiranë, Kupa e Veteranëve të Tiranës në basketboll për djem. Marrin pjesë katër skuadra, Tirana, Dinamo, Studenti dhe një informacion me ish-lojtarë të viteve 70-80. Turneu do te vazhdoje vetem dy dite./tvklan.al






Të ngjashme