Sport, Bujar Kasmi trajneri i ri i ekipit Shpresa (23 Mars 1999)
Ka filluar me një minutë heshtje për Petrit Canin që dje u nda nga jeta, konferenca e parë për shtyp e Bujar Kasmit, trajnerit të sapoemëruar të ekipit Shpresa. Kasmi në pak minuta ka shpallur platformën e tij. Problem mbetet kontakti i tij me futbollistët pasi disa klube nuk kanë pranuar t’i dërgojnë lojtarët në këtë grumbullim sepse ka ndeshje deçizive ditën e Shtunë.
Kasmi deklaroi që të gjithë lojtarët të ishin prezentë në ora 11:00 në Hotel Ballkan dhe nëse do të kishte futbollistë të cilët nuk do të vijnë stërvitja do të vazhdojë me ata që do të kenë ardhur. Për Slloveninë Kasmi tha se ka pak njohuri. Sipas tij kampionati duhet të ishte ndërprerë dhe lojtarët të ishin në dispozicion të tij, në të kundërtën prezantimi me futbollistët do të bëhet ditën e hënë në avion./tvklan.al