Sport Dinano-Skënderbeu (5 Shkurt 1999)


Sport Dinano-Skënderbeu (5 Shkurt 1999)

11:36 05/02/1999

Rikthehet kampionati kombëtar i futbollit. Sot në mesditë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” kanë qënë Dinamo dhe Skënderbeu që kanë startuar fazën e dytë ndërkohë që shtatë takimet e tjera do të luhen nesër. Falë një goli të realizuar nga Matraku në pjesën e parë të ndeshjes, Dinamo ka marrë fitoren .

Duhet thënë se takimit i munguan emocionet dhe loja nuk pati ritëm. Eurogoli i Matrakut pati vlera të mëdha kundër Dinamos. Tre pikët për të ngjitur atë në vendin e tretë në kuotën e 23 pikëve, ndërsa korçarët mbeten në vendin e 10-të.

Gjatë 90 minutave vetëm me anë të Vilës e Çekiçit mund të ishte barazuar goli i Matrakut. Ndërkohë nesër java e 16 do të vazhdojë me derbin kryeqytetas Partizani-Tirana. Dy ekipet kryesuese Bylis dhe Lushja luajnë në udhëtim, Ballshiotët në Peqin dhe ata të Kamzës në Kavajë. Vllaznia pret Flamurtarin ndërsa Teuta do të luajë me Laçin.

Renditjen provizore e komandon Tirana me 30 pikë, e ndjekur nga Bylis, Lushnja, Vllaznia. Në fund të klasifikimit ndodhen Burreli , Flamurtari dhe Teuta./tvklan.al






Të ngjashme