Sport, ekipet e të rinjve – (16 Korrik 1999)


Sport, ekipet e të rinjve – (16 Korrik 1999)

11:40 16/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Përfaqësueset e 16 dhe 17 vjeçarëve së bashku me ekipin e 18-vjeçarëve po përgatiten për takimet e ardhshme ndërkombëtare. 16-vjeçarët të drejtuar nga Mexhit Haxhiu dhe Genc Misha, përgatiten për kampionatin europian që do të zhvillohet në Rumani nga data 22-24 Shtator.

17-vjeçarët të drejtuar nga Xhoxhi Buka dhe Ismet Hoxha, do të marrin pjesë në kampionatin Ballkanik që do të zhvillohet në Turqi nga data 5-13 Gusht. Ndërsa 18-vjeçarët të drejtuar nga Petrit Haxhiu dhe Mustafa Fagu po përgatiten për të marrë pjesë në kampionatin europian që do zhvillohet më 26 Shtator në Finlandë.

Trajneri Mexhit Haxhiu:- “Në kuadrin e përgatitjeve për kampionatin europian të moshave posaçërisht 16-vjeçarëve që unë drejtoj me kolegun Misha dhe doktorin Dhimitraq Prifti. Jemi në etapën e dytë të përgatitjes. Kemi mbaruar fazën e parë të seleksionimit, që do të jenë të gatshëm për aktivitetin europian në Rumani”./tvklan.al






Të ngjashme