Sport, ekipet shqiptare merkato – (4 Korrik 1999)


Sport, ekipet shqiptare merkato – (4 Korrik 1999)

10:04 04/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pas Tiranës që ka nisur këtë javë stërvitjen në Turqi është Bylis skuadra tjetër që udhëton jashtë kufijve shqiptarë. Përveçse elbasanasve Bilali, Jakupi dhe Osmani, me ekipin mallakastriot është përfshirë dhe mesfushori tjetër elbasanas Ilir Qorri. Ndërkohë me skuadrën pritet të bashkohet dhe Pinari me Jupin.

Ndryshe nga miku i tij i skuadrës Alban Bushi, Bledar Kola nuk dëshiron të jetë endacak. Nëse i pari ka lëvizur në 8 skuadra shqiptare dhe të huaja Kola do të jetë në këtë sezon përkrah Aljosha Hasanoviç tek skuadra e Panathinajkosit. Për teknikun e Panathinajokosit, Kola do të jetë një nga lojtarët e nevojshëm të kësaj skuadre.

Edhe merkata e futbollistëve shqiptar ka filluar. Pas lëvizjeve të lojtarëve në klubin Vllaznia dhe të atyre në shumë klube të pa konfirmuara është Korça ajo që jep sinjalin e parë për merkato. Pas afrimit të teknikut elbasanas Deliu, që vitin e kaluar drejtonte Shkumbinin, presidenti Haruni kërkon të bëjë blerje të reja, sidomos të lojrarëve të ekipit Shpresa./tvklan.al






Të ngjashme