Sport, ekipet shqiptare në Kupën UEFA – (27 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Mbrëm skuadrat tona të futbollit i kanë dhënë fund takimeve për kupat e europsës. Në dy takimet e kthimit, Bylisi dhe Interi i Bratislavës në Tiranë dhe Vllaznia – Spartaku në Sllovaki, kanë humbur me të njëjtin rezultat 0-2, duke u larguar më tej nga vazhdimi i ndeshjeve për Kupën UEFA. Para këtyre janë eleminuar edhe Teuta e Durrësit për kupën Intertotto dhe Sportklub Tirana për ligën e kampioneve. Ka qenë një paraqitje jo e mirë kjo e skuadrave tona në kupat e europës.
Kanë nisur takimet e kthimit për turin e parë të Kupës së Shqipërisë në futboll. Janë takimet e dyta që kanë nisur me takimin Partizani – Albanët është fitua nga ekipi Partizani 3-0 që është kualifikuar për në turin e dytë.
Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit i mbledhur më 26 Gusht ka vendosur që të pezulloj nga vazhdimi i mëtejshëm i ndeshjeve për kupën e Shqipërisë, Porton dhe sportklub Shkodrën për mosmarjen e masave të nevojshme për zhvillimin normal të deshjeve nga klubet sportive përkatëse. Kështu janë kualifikuar për në turin e dytë Vllaznia dhe Dinamo./tvklan.al