Sport ekipi Vllaznia – (30 Qershor 1999)


Sport ekipi Vllaznia – (30 Qershor 1999)

08:56 30/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ekipi Shkodra kërkon ti bëj sfidë ekipeve të kategorisë së parë. Ndërkohë që një pjesë e klubeve të kategorisë së parë të kampionatit shqipatrë me vështirësi mundohen të mbijetojnë, ekipi i ligës së dytë Shkodra vjen me një ambicje serioze në merkaton e verës. Është shtatë numri i futbollistëve që kanë nënshkruar për tu larguar nga nënkampionia Vllaznia, për të luajtur në ligën e dytë.

Ekipi Shkodra do tu paguaj futbollistëve një rrogë mujore prej 30 mijë lekësh. Ndërkohë që blerja është kuotën e dhjetë mijë markave për një sezon.

Presidenti i Shkodrës Gojko Jaku synon të jetë në kategorinë e parë duke menduar vendin në pankinë për Bejkush Birçen. Për Vllazninë skuadra do të ketë shumë probleme. Skuadra ka ndërprerë stërvitjen dhe futbollistët presin zgjidhjen e problemeve të tyre./tvklan.al






Të ngjashme