Sport futboll, Grupin A1 – (3 Nëntor 1999)
Arkiva Lajma – Tv Klan 1999
15 gola shënohen në Grupin A1. Të gjitha takimet fitohen nga skuadrat vendase të cilat shënojnë 24 gola dhe vetëm Alpetrol i Patozit arrin të shënoj jashtë fushës së saj në takimin me Memaliaj. Shkodra fiton ndaj Kastriotit 4-0, Beslidhja-Kukësi 4-0, Burreli-Erzeni 4-0 dhe Ilir Viking-Korabi 3-0. Janë të gjitha këto takime të Grupit A1.
Ekipi i Laçit e kishte pushim. Renditja Burreli dhe Ilir Viking në krye me 9 pikë. Beslidhja 7, Kastrioti 6, Shkodra 4, Erzeni, Kukësi nga 3 pikë, Laçi 1 dhe Korabi 0 pikë.
Në Grupin A2, Naftëtari-Tepelena 2-0, Besa-Sopoti 1-0, Memaliaj-Alpetrol 2-1, Butrini-Gramozi 1-0 dhe Pogradeci-Devolli 3-0. Kryeson ekipi i Besës së Kavajës me 10 pikë, e ndjekur nga Pogradeci 9, Memaliaj 7, Sopoti, Butrinti 6 pikë, Gramozi 4, Alpetrol 4, Tepelena 4, Naftëtari 3 dhe mbull renditjen Devolli me 1 pikë./tvklan.al