Sport futboll, Kampionati kategoria II – (21 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ilir Viking në grupin A1 dhe Besa e Kavajës në grupin A2 kryesojnë të vetme pas javës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për kategorinë e II-të. 15 gola në grupin A1 dhe 11 gola në grupin A2, ku rezultati më i thellë 5-0 është arritur në Lezhë ku Beslidhja ka fituar ndaj Laçit. Rezultatet e ndeshjeve në grupin A1 janë: Burreli-Kukësi 3-1, Ilir Viking-Kastrioti 3-1, Beslidhja-Laçi 5-0, Erzeni-Korabi 2-0.
Në grupin A2 rezultatet e arritura janë këto; Memaliaj-Sopoti 3-1, Butrinti-Tepelena 1-0, Besa-Pogradeci 1-0, Albpetrol-Naftëtari 1-0, Devolli-Gramozi 1-3. Renditja Besa ne krye me 6 pikë, Gramozi 3 pikë, skuadrat e tjera me 3 pikë.
Këto pamje jane xhiruar nga operatori Flamur Teta të takimit Besa-Pogradeci. Ishin marrë të gjitha masat për një takim sa më të mirë. Takimi u zhvillua korrekt dhe me faza të bukura për të dyja skuadrat. Golin e vetëm të fitores për Besën e ka shënuar Neritan Bajaziti./tvklan.al