Sport futboll, seminari i trajnerëve – (8 Mars 1999)


Sport futboll, seminari i trajnerëve – (8 Mars 1999)

20:41 08/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ka dy ditë që italiani Roberto Leandi ndodhet në Tiranë përball trajnerëve shqiptar të futbollit. Ky është një seminar teoriko-praktik, i organizuar nga FSHF, në të cilën janë pjesmarrës trajner të katëgorisë së parë të dytë të sektorit të të rinjve, si dhe specialist ish-trajner të kombëtares.

Në harkun e këtyre ditëve Leandi falë eksperiencës së tij profesionale si në Itali ashtu dhe jashtë saj ka interpretuar mënyrat dhe format bashkëkohore të stërvitjeve, duke filluar nga skuadrat e moshave të vogla, deri tek ato të elitës.

DEA është skuadra e të rinjve që ka fituar kupën “Panajot Pano”, pasi në finalen e zhvilluar sot ka mundur me penallti formacionin kryeqytetas atë të Indipendet. Endi Baku i Dinamos është shpallur shënuesi më i mirë i turneut, ndërsa Ergys Salku i Partizanit është cilësuar mbrojtësi më i mirë i aktivitetit. Ndërkohë nesër në klubin e Dinamos do të zhvillohet një tjetër aktivitet për të rinj, dedikuar Skënder Jarecit me rastin e përvjetorit të vdekjes./tvklan.al






Të ngjashme