Sport futboll, Vata e Bushi – (7 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me futbollistët e skuadrës Kombëtare të Shqipërisë, Rudi Vata dhe Alban Bushi.
Rudi Vata, futbollist i Kombëtares:- “Unë mendoj që 3 gola janë shumë, unë mendoj që gabuam të gjithë, mendoj që ishte një lojë e vështirë ku ishim më pranë humbjes se sa barazimit, por gjithë kolektivi, gjithë besimi deri në minutën e fundit, futbolli është i tillë që duhet ta respektosh dhe duhet ta vlerësosh çdo minutë të lojes deri në fishkëllimin e fundit të arbitrit. Është një takim mes dy vendeve fqinje, një takim prestigji mund të them. Të dy ekipet duan që të paraqiten sa më mirë. Ne duhet të paraqitemi sa më mirë për vete faktin se kemi mjaft atdhetarët tonë që jetojnë në Greqi dhe shpresoj që ti japim atyre një shfaqje të bukur në menyrë që ti bëjmë edhe ata që të ndihen mirë, të jetojnë krenare si shqiptarë”.
Alban Bushi, futbollist i Kombëtares:- “Pastaj vjen dhe merita ime që unë siç e thashë dhe më përpara në intervistë me ju që kisha dëshirë të shenoja dhe këtë ja arrita qëllimit. Këto dy gola që shënova dua t’ja dhuroj publikut shqiptar sepse janë golat e mi të parë që shënoj këtu në Shqipëri. Kam shumë besim se edhe greku edhe ne luajmë pa ndonjë pretendim për më të lartë, kush zë një vend të 4, të 5, do të jetë një ndeshje e qetë dhe mendoj se o me fitore ose me barazim do të ikim në Greqi”./tvklan.al