Sport, gara noti – (6 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ka filluar në pishina në Qendrën Sportive të Tiranës veprimtaritë kombëtare të notit. Në fjalën e hapjes nga drejtori i kësaj qendre Arben Gurgushka dhe sekretari i Federatës Shqiptare të Notit Sadik Mema, u falenderua Bashkia e Tiranës dhe Organizata Internacionale Migrimit i SHBA për kontributin e dhënë në ristrukturimin sa më shpejt të kësaj qendre pas largimit të të ardhurve nga Kosova.
Në këto veprimtari kombëtare marrin pjesë ekipet e qendrës sportive Tirana., Partizani, Ringjallja, Saranda, Teuta, Vllaznia etj. Në ditën e parë të veprimtarive për fëmijë u arritën këto rezultate. Në 200 m stil i lirë Aldi Gugusha i qendrës sportive Tiranë. Në 50 m bretkos për femra Rovena Mallku e Vllaznisë, Në 50 m shpinë Arbër Dashi i Teutës, Në 50 m delfin Elton Nika i Sarandës etj./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Griillo