Sport gara qitje, volejboll – (17 Tetor 1999)


Sport gara qitje, volejboll – (17 Tetor 1999)

18:37 17/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në garat me pistoletë më të përgatitura ekipet e Studentit me trajner Alush Allen që shpallën kampion kombëtar si për femra ashtu dhe për meshkuj. Në vendin e parë Diana Mata e Studentit, në vendin e dytë Edlira Dingu e Tiranës dhe në vendin e tretë Linda Palushi e Studentit.

Në ushtrimin me pistoletë për meshkuj dy vendet e para qitësit e Studentit Arben Cerina dhe Pirro Gjika. Në ushtrimi siluetë 2×30 për meshkuj, Alqi Mustafaraji i Studentit, Gazmend Rika i Elbasanit dhe Zija Xhaka i Studentit në vendin e tretë. Studenti kampion në pistoletë si për meshkuj dhe për femra.

Në ushtrimet me pushkë 3×20 standart, në vendin e parë Lumturi Çuni e Studentit, në vendin e dytë Fatbardha Myzyri e Beratit dhe në vendin e tretë Shpresa Kotrri e Partizanit. Në garën me precision për femra, në vendin e parë fatbardha Myzyri e Beratit , Lumturi Çuni e Studentit në vendin e dytë dhe Shpresa Kotrri e Partizanit në vendin e tretë. Në ushtrimet me pushkë për meshkuj kampion ekipi i Tiranës, Mario Kostaqi në vendin e parë, Edi Haxhimiali i Tiranës në vendin e dytë dhe Niko Shtrepi në vendin e tretë.

Kanë përfunduar sot në Durrës finalet e kupës të Federatës Shqiptare të Volejbollit për femra. Fituese është Dinamo e drejtuar nga Kreshnik Tartari e Mimoza Ibrahimi, me transfertat e kryera për këtë sezaon ajo tregoi se do të jetë një pretendente për titullin kampion, duke u shpallur fituese e Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për vitit 1999.

Pas javes se 3 të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj, Studenti është i vetëm në krye me pikë të plota. Ndërsa për femra Tirana dhe Skënderbeu kryesojnë me pikë të barabarta./tvklan.al






Të ngjashme