Sport, java e 10 e kampionatit kombëtar – (25 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Java e 10 e kampionatit ka regjistruar një numër të lartë golash të shënuar plot 21 në 7 ndeshje. Dinamo fiton bindshëm me Lushnjen 3-1, me golat e Pishës, Qorrit dhe ukrainasit Romanesi. Skuadra e Sejdinit ishte e vetmja që mori tre pikë jashtë fushës së saj. Tirana rikthehet tek fitorja, por me një të veçantë se goleadori Fortuzi nuk shënoi dhe mbeti në kuotën e 17 golave.
Për bardhë e blutë realizuan nga një gol në secilën pjesë Dede dhe hungarezi Kenesei. Një gol në fundin e takimit me malazezin Sasha Marash, i ka dhënë suksesin Vllaznisë në ndeshjen më interesante të javës në stadiumin “Loro Boriçi”, ku mysafir ishte Teuta e Likës. Pikë jashtë fushës ka marrë dhe Tomori i Beratit në Fier, kundër Apolonisë./tvklan.al