Sport Kampionati Ballkanik në Greqi – (29 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Është zhvilluar në Komitini të Greqisë, Kampionati Ballkanik për të rinj deri në 19-vjeç ku ka marrë pjesë dhe një ekip nga vendi ynë i përbërë nga 24 atletë, 11 djem dhe 13 vajza. Në këto gara pati rezultate të mira në shtatgarash çekiç për femra dhe në 100 m për meshkuj. Ndërsa në garat e tjera nuk u realizuan objektivat e marra.
Atletja e Partizanit Rigerta Meta është e vetmja që u kthye me medalje. Në shtatgarësh me 4337 pikët e grumbulluara ajo zuri vendin e dytë duke merituar medaljen e argjendë. Admir Bregu në 100 m, vendosi një record të ri kombëtar për moshat deri në 18-vjeç duke u renditur në vendin e katërt. Në vend të katër dhe flakset e çekiçit Albana Panga për femra dhe Saimir Baçova për djem.
Mungesa e eksperiencës dhe mosha e vogël ndikoj që disa atletë të mos arrinin rezultatet e tyre më të mira. Paraqitjen më të mirë në këtë kampionat e bënë ekipet e Greqisë, Rumanisë, Turqisë dhe Bullgarisë./tvklan.al