Sport, Kampionati i 62 Kombëtar i Futbollit – (28 Tetor 2000)


Sport, Kampionati i 62 Kombëtar i Futbollit – (28 Tetor 2000)

10:02 28/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ndeshjet e ditës së 5-të, të kampionatit të 62 kombëtar, të futbollit, nuk kanë dhuruar shumë surpriza. Kështu kreu i renditjes, përsëri i ka takuar dinamovitëve të Sejdinit, por tani blutë nuk udhëheqin më me pikë të plota. Gjithsesi barazimi i marrë në fushën e Shqiponjës, konsiderohet pozitiv edhe pse të parët që shënuan ishin të ardhurit nga kryeqyteti me Daniel Xhafën.

Në stadiumin “Selman Stermasi”, Tirana që vinte pas humbjes me ballshiotët, ka shënuar plot 6 gola në portën e Besëlidhjes. Katër gola i takojnë Fortuzit, që është kështu jo vetëm goleadori i sezonit, por edhe sulmuesi më i mirë i kampionatit me 12 gola të shënuar në 5 javë.

Kanë mbyllur gjithçka në barazim në derbin myzeqar Apolonia-Lushnja. Ka vazhduar seria e rezultateve pozitive për Teutën e Likës, që ka mundur fqinjët e Besës së Kavajës. Flamurtari korri dhe një fitore të thellë 4-1 ndaj Skënderbeut, që dhe pas kësaj jave vazhdon të qëndrojë i vetëm në fund të tabelës./tvklan.al






Të ngjashme