Sport, Kampionati i Futbollit, Volejboll për femra – (2 Tetor 1999)


Sport, Kampionati i Futbollit, Volejboll për femra – (2 Tetor 1999)

21:09 02/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nuk do të zhvillohet nesër e plotë java e tretë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për kategorinë e parë. Për shkak të mungesës të disa lojtarëve të rinj pjestar të ekipit kombëtar deri në 18-vjeç që kthehen nesër nga Finlanda. Takimet Teuta-Shqiponja dhe Vllaznia-Tirana do të luhen të dielën. Gjithashtu kanë nisur dhe dënimet e para ndaj gjyqtarëve. 

Komisioni Tekniko Gjykues duke u bazuar në dokumentacionin e FSHF për ndeshjen Shkumbini-Bylis ku ka patur një incident ndërmjet Dervishit të Shkumbinit dhe Jakupit të Bylisit ka pëzulluar për dy muaj vëzhguesin e takimit, gjyqtarin kryesor dhe ndihmësat e tij. Partizani pret në Tiranë Apoloninë e fundit në renditje. Me interes priten dhe takimet Tomorri-Elbasani dhe Skënderbeu-Dinamo.

Dita e katërt e Kupës së Volejbollit për femra që po zhvillohet në sallën sportive “Farie Hoti” të Tiranës, ka nisur me takimin Dinamo-Tirana. Një takim i ekulibruar deri në fundin e lojës. Tirana fiton setin e parë dhe të tretë, ndërsa Dinamo setin e dytë dhe të katërt. Në fund Dinamo fiton krejt takimin me rezultatin e ngushtë 3-2. Lushnja fiton 3-0 ndaj Studentit. Vazhdon të qëndroj në krye skipi i Teutës me 8 pikë./tvklan.al






Të ngjashme