Sport Kampionati Shqiptar – (1 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Burreli do të udhëtoj nesër në Fier. Ky është konfirmimi zyrtar që kanë dhënë drejtuesit e klubit Matjan, të cilët kanë deklarur se skuadra e ka braktisur grevën e urisë në të cilën ishin futur lojtarët e saj dhe do të zhvillojnë ndeshjen e radhës kundër Apolonisë. Ky takim i vlefshëm për javën e 19-të është shtyrë nga FSHF. Si Apollonia ashtu dhe Burreli ndodhen në vendet e fundit të renditjes me 17 dhe 18 pikë. Takimi do të drejtohet nga arbitri i Tiranës Kristo.
Fillon nesër në Ohër të Maqedonisë kampionati europian i futbollit për moshat 16-vjeçare. Shqipëria bën pjesë në grupin e 6-të, sëbashku me Italinë, Maqedoninë dhe Portugalinë. Ndeshjen e parë shqipëria do ta zhvilloj nesër në mesditë ndaj Italisë.
Një trajner futbolli nga italia do të jap leksione në Tiranë. Në harkun e tre ditëve Roberto Landi do të jetë përball një grupi specialistësh e trajnerësh të kategorisë së parë të futbollit shqiptar. Italiani Landi ka qenë konsulent në stafin e kombëtares të Amerikës në botërorin italian, Italian ’90./tvklan.al