Sport, Kampionati Shqiptar i Futbollit – (24 Nëntor 1999)


Sport, Kampionati Shqiptar i Futbollit – (24 Nëntor 1999)

11:39 24/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Java e 10-të me 21 gola të shënuar, shënoi dhe rezultatin më të thellë të arritur deri tani 7-0. Kampionet e Tiranës fitojnë ndaj Apolonisë në Tiranë. Këtëe javë nuk u shënua asnjë barazim. Teuta me fitore ndaj Tomorrit është shkëputur e vetme në krye tre pike më shumë se ndjekëset e saj më të afërta.  

Lushnja me fitorn e arritur në Vlorë ndaj Flamurtarit ngjit shkallët e renditjes së bashku me Shqiponjën dhe Dinamon.

Në krye të renditjes është Teuta me 22 pikë dhe më pas vjen Tirana e Tomorri me pikë të barabarta 18. Lushnja 17 pikë, Shqiponja 16, Dinamo 15, Bylis, Vllaznia, Elbasani 14, Shkumbini dhe Skënderbeu me nga 11 pikë, Partizani 10, Flamurtari 7 dhe mbyll renditjen Apolonia me 4 pikeë./tvklan.al






Të ngjashme