Sport, Kampionati Shqiptar i Futbollit – (4 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kanë filluar sot takimet e javës së 11-të me pesë minuta vonesë për protestat e gjyqtarëve ndaj dhunës që ushtrohet ndaj tyre në fushën e lojës. Ndeshje shumë të forta këtë javë ku skuadrat pritëse kanë filluar të gjitha takimet me përjashtim të Lushnjes ku Vllaznia ka barazuar në fundin e lojës.
Në Tiranë, Partizani ka ndalur marshimin e Teutës e cila vazhdon të qëndrojë e vetme në krye të renditjes. Shqiponja e Gjirokastrës është në vendin e 12 para Tiranës kampione e Tomorrit të Beratit që kanë humbur këtë javë. Në fundin e takimit Partizani-Teuta ka një pamje jo të bukur një sjellje e pahijshme ndërmjet dy lojtarëve kundërshtarë, Kapllani dhe Stojku nxirren me karton të kuq nga gjyqtari i takimit.
Në krye vazhdon të qëndroj ekipi i Teutës me 22 pikë. Në vendin e dytë Shqiponja e Gjirokastrës me 19 pikë, Tirana, Lushnja dhe Tomorri me 18 pikë dhe mbyllin fundin e renditjes Flamurtari dhe Apolonia me pikë të barabarta 7./tvklan.al