Sport, klasifikimi i ekipeve (6 Shkurt 1999)
Tirana fiton derbin me Partizanin. Në Shkodër Flamurtari pëson 8 gola ndërsa në Lezhë, terreni tejet i rënduar nuk lejon zhvillimin e ndeshjes. Humbasin Bylis e Lushnja ndërsa Tirana, në kuotën e 33 pikëve,e vetme ruan kreun e renditjes. Një hap para duke iu larguar fundit ka bërë TEuta ndaj fitores me Laçin ndërsa Vlonjatët mbyllin fundin e klasifikimit me 14 pikë.
Në “Qemal Stafa” një fushë të rënduar nga shiu, takimi rrezikoi të mos zhvillohej pasi u kërkua një tjetër vijim i fushës. Ndërkohë takimi ka filluar nën drejtimin e gjyqtarit Kristo i cili ka zëvëndësuar Zylfon.
Tirana ka zhvillura lojën ndërsa Partizani ka realizuar golat. Partizani me formacion të cunguar, ka kërkuar të ndryshojë rezultatin në pjesën e dytë dhe Riza i sapofutur, ka humbur një rast për të shënuar për të kuqtë.
Tirana nën tingujt e bandës që e shoqëroi gjatë gjithë takimit ka marrë tre pikët ndërsa Partizani ka seleksionuar humbjen e pestë. Flasin lojtarët e Tiranës për ndeshjen. Ne mesjavë po në Stadiumin “Qemal Stafa” do të luhet sfida miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë./tvklan.al