Sport kombetarja – (9 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Stafi shqiptar i drejtuesve të skuadrës kombëtare ka zhvilluar gjithsej 45 minuta stërvitje. Fillimisht në këtë seancë të shkurtër kanë qenë të pranishëm vetëm 10 futbollist si Jupi, Bogdani, Tare, Xhumba, Beqaj, Halili, Bushi etj. Më pas direkt nga Rinasi kanë ardhur edhe Strakosha, Vata, Dalipi dhe Kola.
Moti i keq ka vështirsuar udhëtimin e disa lojtarëve. Për takimin e nesërm trajneri Hafizi ka deklaruar edhe formacionin anti-maqedoni. Ndërkohë mjeku Heqimi ka deklaruar se nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar. E veçanta e ndeshjes mbetet arbitri pasi ai nuk do të jetë shqiptar. Me kërkesën e federatës maqedonase për një trajner asnjanës nesër do të vij nga greqia trajneri Gorgeos Borivolos.
Trajneri Astrit Hafizi:- “ Qëllimikryesor është që ne të ambjentohemi dhe pak me fushën tonë, me tifozerinë tonë në vijim të asaj që ne zhvilluam ndeshjen me Greqinë, sepse është pak për një ekip kombëtar të ketë zhvilluar aq pak ndeshje në fushën tonë”.
Portieri Foto Strakosha:- “Do uroja në radhë të parë të bëhej një ndeshje e bukur, por është edhe një ndeshje përgatitore për ekipin, për të parë se ku është gjendja përpara ndeshjes me Slloveninë”.
Rudi Vata:- “Është një ndeshje e rëndësishme që duhet konsideruar si ndeshje serioze, për vetë faktin se kemi një ndeshje të rëndësishme me Slloveninë”.
Igli Tare:- “Duhet të tregojmë atë nivel loje që kemi treguar në ndeshjet e kaluara ta përvetësojmë edhe në ndeshjen e nesërme./tvklan.al