Sport kombëtarja, situata në Kosovë – (26 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vazhdon të mbetet e pa zgjidhur enigma e kombëtares shqiptare në futboll. Askush nuk mund të thotë se do të luhet apo jo takimi me Slloveninë. Situata tejet e rënduar në Jugosllavi, bllokimi i disa aeroporteve ndër të cilët edhe ai i Tiranës. Në pritje të një vendimi që do të jap UEFA, pas garancisë që do të marri nga Nato, formacioni i Astrit Hafizit vazhdon të stërvitet.
Astrit Hafizi, trajneri i Kombëtares:- “Këto janë disa ankthe pritjë që për ne nuk janë shumë të mira, sidomos në planin psikologjik. E mira është që ne të marrim një përgjigje sepse nga ana psikologjike e morale edhe skuadra qetësohet dhe përgatitet me mendimin do luaj apo s’do luaj. Këto ngjarje që po përjetojmë, që po ndodhin në rajonin tonë ndikojnë edhe tek futbollistët duke pritur një vendim përfundimtar të UEFA-s. Kështu që këto nuk janë në favorintonë”.
Ndërkohë Tare lidhur me situatën e krijuar në Jugosllavi thotë:
Igli Tare, futbollist i Kombëtares:- “Sigurisht që gjithë skuadra dhe unë ndikohemi nga gjendja e vështirë që ndodhet në Kosovë dhe jemi shumë të shqetësuar por shpresojmë që gjithçka do të rregullohet”.
Duhet thënë se UEFA në bisedat e fundit telefonike me zyrtarë të FSHF-së ka sqaruar se do të jetë dita e dielë afati i fundit për të vendosur rreth takimit Slloveni – Shqipëri./tvklan.al