Sport, ndeshja Shqiperi-Letoni – (4 Shtator 1999)


Sport, ndeshja Shqiperi-Letoni – (4 Shtator 1999)

20:44 04/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ka përfunduar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” takimi me Letoninë, përsëri në barazim dhe këtë radhë në shifrat 3-3. Kështu kur dëshironim një fitore kemi qenë prapë humbjes që do të ishte shkatërruese për skuadrën tonë. Megjithëse që në fillim janë lojtarët tanë që krijojnë raste për të shënuar, do të jenë letonezët që do të jenë më të saktë duke udhëhequr rezultatin deri në 3-1.

Në minutën e 6 Bushi vonon nga krahu i djathtë dhe topi i goditur nga ai ka përfunduar në goditje këndi. Më pas Tare ka rastin më të mirë për të shënuar po pranë portës nuk arrin ta godas topin. Me pas një kundërsulm i Lalës nga krahu i djathtë, Haxhi do të godas nga krahu i majtë por përsëri topi ka përfunduar jashtë.

Në minutën e 20 shënojnë Letonezët, në minutën e 25 Murati ka kryer një goditje të bukur dënimi por topi ka kaluar ngjitur me shtyllën në krahun e majtë të portës së Letonisë. Në minutën e 28 Bushi ka barazuar 1-1. Minutat e fundit të pjesës së parë të takimit mbyllen me një kundërsulm të bukur nga krahu i majtë ku dallohet Haxhi.

Në pjesën e dytë do të kemi katër gola. Në minutën e 18 shënojnë përsëri letonezët me golin e dytë, duke udhëhequr rezultatin në 2-1 dhe pas pak janë përsëri letonezët që shënojnë golin e tretë. Në minutën e 33 Bushi pas një krosimi nga krahu i djathtë ka goditur saktë dhe ka shënuar golin e dytë për skuadrën tonë, duke ngushtuar diferencën e golave në 2 me 3. Minuta e ’91 e takimit Muka i cili është futur në lojë pak më parë gjuan golin e barazimit 3-3. Kështu pra gjithë takimi mbyllet në barazim 3-3./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Grillo






Të ngjashme