Sport, ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës në Futboll – (3 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
U luajtën takimet e para të turit çerekfinale të Kupës së Republikës në Futboll, ku në të katërta takimet e zhvilluara u arritën rezultate interesante. Takimi më i spikatur ishte ai i luajtur në Lushnje, ku finalistja e vjetshme e kësaj kupe mori revanshin ndaj Teutës, fituese të kupës, duke e mundur 2-1. Të shtunën e ardhshme që të dyja skuadrat do të ndeshen me njëra-tjetrën në qytetin e Durrësit. Bano dhe Muka shënuan për skuadrën e Lushnjes, ndërsa Zhega shënoi për Teutën.
Po kështu i hapur është kualifikimi për takimin Skënderbeu-Tomorri, ku korçarët e ripërtërirë dhe të drejtuar nga trajneri Kaçi, fituan 2-1 me beratasit e Miles. Fitore e madhe për Bylisin 2-0 ndaj Vllaznisë, ku për vendasit shënoi dy herë Klodian Asllani. Ndërsa skuadra kryeqytetase, kampione në fuqi e Tiranës, fitoi 3-2 në Peqin ndaj Shkumbinit./tvklan.al