Sport, nis beteja për Kupën e Republikës – (18 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Pas përfundimit të superkupës, 16 skuadra protagoniste të kategorisë së parë dhe të dytë të vendi tonë, hidhen nesër në betejën e Kupës së Republikës, të vlefshme për turin e dytë. Kështu nesër në stadiumin “Selman Stërmasi”, Dinamo së bashku me Tiranën, do të ndeshet me skuadrën e Lushnjes, që ka mbetur momentalisht pa trajner pas largimit të para disa ditëve të trajnerit Edmond Dizdari. Kjo ndeshje do të gjykohet nga Sazan Velçani, i Patosit.
Për takimin Partizani-Bylis, foli për TV Klan edhe sulmuesi i Partizanit Daiu:
“Partizani është Partizan dhe nuk ka frikë nga asnjë ekip. Aktualisht Ballshi ndodhet në vendin e katërt dhe ne ndodhemi në kategorinë e dytë. Partizani mbetet gjithmonë ai që ka qenë dhe do të shkojë, drejt hyrjes në kategorinë e parë dhe do të luftojë gjithmonë për trofe”./tvklan.al