Sport, Partizani-Elbasani – (19 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një takim i tensionuar është zhvilluar sot në mesditë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” ndërmjet Partizanit dhe Elbasanit. Ndonëse takimi është mbyllur në barazim 1-1, ai është karakterizuar nga kartona të shumtë ndëshkues. Lojtarët e Partizanit në shenjë proteste për një penallti të mos dhënë kanë braktisur për disa minuta fushën.
Sidoqoftë Partizani luajti më mirë se Elbasani, ndonëse se këta të fundit kaluan të parët në avantazh. Bylykbashi ka goditur nga larg dhe topi pas një pasigurie të portierit të Partizanit Capo ka përfunduar në rrjet. Në këtë fraksion të lojës një gjuajtje e Jupit ka tronditur traversën e Elbasanit.
Gjithçka ka vazhduar normale në deri në pjesën e dytë kur Partizani ka mundur të barazoj me anë të Rizës. Loja është tensionuar kur arbitrët shkodran kanë nxjerrë dy lojtar elbasanas nga fusha. Më pas vjen dhe momenti ku Partizani ka lënë fushën e lojës për disa minuta duke protestuar. Në përfundim të takimit Partizani ngjitet në kuotën e 25 pikëve ndërsa Elbasani në vendin e 11 me 21 pikë./tvklan.al