Sport shorti gjysmëfinale, Shpëtim Duro – (11 Prill 2000)


Sport shorti gjysmëfinale, Shpëtim Duro – (11 Prill 2000)

14:34 11/04/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Është rikthyer përsëri shorti në përcaktimin e gjyqtarëve të futbollit. Komisioni tekniko gjykues pranë federatës për dy takimet e para gjysmëfinalet e kupës së shqipërisë, kishte zgjedhur gjyqtarët nga Tirana. Pregjaj, Zylfaj e Tahullai për takimin Shkumbini – Lushnja dhe gjyqtarët e rretheve Allkaj, Topçiu, Meçe për takimin Teuta – Dinamo.

Shorti i hedhur ka përcaktuar gjyqtarin Bujar Pregja për takimin Shkumbini – Lushnja dhe Myrteza Allkja për takimin Teuta – Dinamo. Trajneri Shpëtim Duro i Dinamos i pyetur për këtë takim për Tv Klan është shprehur.

Shpëtim Duro, trajner i Dinamos:- “Them që gjendja e skuadrës është shumë e mirë si në aspektin fizik ashtu dhe në aspektin psikologjik. Pavarësisht nga humbja në Lushnje kam menndimin se skuadra atje tregoj vlerat e vërteta të saj sidomos në pjesën e parë. Kemi disa mungesa në formacion, por them që dhe të tjerët që do ti zëvendësojnë do ta justifikojnë veten e tyre”./tvklan.al






Të ngjashme