Sport Tirana – Lushnja – (21 Shkurt 1999)
Arkiva Ljme – Tv Klan 1999
Fitore e thellë e Tiranës ndaj Lushnjes sot në mesditë në ndeshjen e zhvilluar në “Qemal Stafa”. Tre gola dhe një penallti e humbur nga Alimehmeti janë kronika e 90 minutave. Sulmuesi kryeqytetas Merkoçi ka hapur serinë e golave në fillim të takimit pas një kombinimi me Mukën.
Në fundin e 45 minutave të para arbitri Janku ka akorduar një 11 metërsh për Tiranën por gjuajtjen e Alimehmetit e ka pritur portieri lushnjar. Ka tentuar lojtari Bano i rikthyer në fushë pas një kohe të gjatë por pa mundur të realizojë.
Shifrat kanë ndryshuar përsëri në fundin e takimit kur Merkoçi dhe Duro kanë nënshkruar triumfin final të Tiranës. Në renditjen e përgjithshme Tirana ngjitet në kuoten e 37 pikëve në vendin e parë, ndërsa Lushnja mbetet në vendin e katërt me 31 pikë. Renditjen e golashënuesve e komandon Bano me 13 gola, i ndjekur nga Qosja i Skënderbeut në kuotën e 11 golave.
Blendi Nallbani:- “Loja tregoj që ne hasëm shumë punë që fituam ndeshjen, se deri në minutë të fundit ne po rrinim me siklet”.
Ndërkohë sot në Durrës Flamurtari ka dalë në fushën e lojës por ka munguar Burreli, futbollistët e të cilit kanë dy ditë që janë në grevë urie. Për fatin e këtij takimi të pazhvilluar është mbledhur në mesditë me urgjencë Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit./tvklan.al