Sport, Tirana, Vllaznia – (2 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Duket se Tirana është më optimiste për kalimine turit të parë të Champions League. Ka dhjetë ditë që kjo skuadër po zhvillon në kushte komode në Turqi fazën përgatitore. Takimi miqësor me skuadrën modeste të Buspor, i cili ka përfunduar me rezultatin 3-0 për Tiranën ka ngritur moralin e bardh e bluve.
Prenga dhe Ishka do të jenë futbollistët e sulmit tek Tirana, ndërkohë që në radhët e mbrojtjes nuk ka ndryshime. Më pesimist në kapjen e kampioneve është presidenti Nuri, i cili ndihet i tradhëtuar nga një pjesë e futbollistëve të larguar.
Edhe Shkodranët deklarohen se do të mbeten një skuadër e fortë. Rikthimi i presidentit Myftar Çela duket se do të forcoj pozitat e kësaj skuadre. Lojtarët e largur për tek ekipi i kategorisë së dytë Shkodra duket se do të jenë ende të varur nga Vllaznia. Takimi i parë i Vllaznisë duket se do të luhet në Tërnavë, ndërsa faza përgatitore do të zhvillohet në Strugë./tvklan.al