Sport, trajneri i skuadrës kombëtare të Anglisë jep dorëheqjen (3 Shkurt 1999)
Trajneri i skuadrës kombëtare të Anglisë, Glen Hodell pas një deklarate të bujshme ndaj personave handikapatë është detyruar të lërë kolltukun e përfaqësueses. “E ndjej që kam bërë një gabim të pafalshëm dhe i kërkoj falje të gjithëve, në veçanti atyre që kam punuar”, ka deklaruar ai në një konferencë për shtyp.
Tifozët janë të preokupuar për fatin e skuadrës kombëtare. Si lojtar Hodell është konsideruar ndër futbollistët më të talentuar. Kohët e fundit ai së bashku me Adams ka shkruar dhe një libër./tvklan.al