Sport vendi, basketboll (28 Maj 1999)


Sport vendi, basketboll (28 Maj 1999)

14:43 28/05/1999

Tirana në basketboll për djem është fituese e titullit Kampion. Në edicionin që sapo u mbyll ekipi i Tiranës ka triumfuar në sfidën e dyfishtë ndaj Studentit. Basketbollistëve të Tiranës u ka mjaftuar vetëm dy ndeshje për të marrë pas 29 vjetësh titullin e kampionit. Në play off-in final të zhvilluar në Durrës e Tiranë,Tirana pasi ka fituar 67 me 57 në takimin e parë ndaj universitarëve ka mundur të triumfojë edhe në të dytin me shifrat 84 me 68. Një takim ky i zhvilluar dje në “Fahrie Hoti”. Kështu me shifrat finale 2 me 0. Ekipit të Tiranës i drejtuar nga Roland Avrami, ka marrë kurorën e kampionit e 11-ta në historinë bardhë e blu. Në Shkodër Bashkia e qytetit ka vendosur të japë një kupë për Vllazninë./tvklan.al






Të ngjashme