Sport vendi, futbolli në Shkodër, shah ( 25 Tetor 1999)


Sport vendi, futbolli në Shkodër, shah ( 25 Tetor 1999)

15:29 25/10/1999

Një grup i kryesuar nga presidenti i Vllaznisë Myftar Çela dhe në përbërje të cilit ishin trajnerë dhe legjenda të futbollit shkodran, kanë takuar Prefektin e Shkodrës Jetmir Shpuza, Kryetarin e Rrethit Lorenc Moçi dhe nënkryetarin e këshillit bashkiak deputetin Mark Krroqi.

Drejtori teknik i klubit Vllaznia Ramazan Ragami ka paraqitur gjendjen shumë të rëndë të ekipit të futbollit të Shkodrës. Janë 10 ekipe zinxhir me 22 trajnerë ku stërviten 380 futbollistë. Nga 9 terrene sportive aktualisht funksionon vetëm 1 dh asaj i ka dalë pronari. Kjo rrezikon dhe vazhdimësinë e sportit më të dashur të shkodranëve.

Nga ana tjetër zoti Çela nënvizoi faktin e ndihmës së dhënë nga Bashkitë e Elbasanit dhe Vlorës për ekipet e tyre, ndërsa Bashkia e Shkodrës vetëm një përkrahje morale. Gjatë diskutimeve të drejtuesve të sportit shqiptar mes shkodranëve ësht e paqartë dëshira për bashkëpunim.

Vazhdojnë takimet për kampionatin kombëtar të hapur të shahut që po zhvillohet në Tiranë. Në turin e parë mjeshtrat Seitaj, Sule, Karkanaqe, Pustina arrijnë fitoret e para. U arritën katër barazime. Në turin e dytë Pasko fiton ndaj Siliqit. Takimet vazhdojnë dhe fillojnë çdo ditë në orën 09:00 në një nga sallat e qendrës komunitare në lulishten 1Maji./tvklan.al






Të ngjashme